Tjetër humbje për kampionët në fuqi të NBA

Loading...

Tjetër humbje për kampionët në fuqi të NBA

Askush nuk e priste që në këtë pikë të sezonit do të flitej për një krizë të Golden State Warriors. Kampionët në fuqi të NBA pësuan humbjen e tretë radhazi, këtë herë ndaj San Antonio Spurs, 104-92.
Skuadra nga Oakland u tregua shumë e dobët në mbrojtje që nga fillimi i takimit pa mundur që të merrte kryesimin qoftë në një moment. Tentuan të bënin diçka Kevin Durant dhe Klay Thomson, me të parin që realizoi 26 pikë ndërsa i dyti u ndal me 15 pikë, por, mungesa e Stephen Curry u ndie shumë.

Në krahun tjetër LaMarcus Aldrigde, me 24 pikë e 18 kërcime, ishte udhëheqës i Spurs në këtë fitore, i ndihmuar shumë edhe nga 20 pikët e DeMar DeRozan dhe 19 të Rudy Gay. Los Angeles Lakers rikthehen tek fitorja, falë një LeBron James që u shfaq në superforomë. 51 pikë, tre asistime dhe tetë kërcime, e yllit të Lakers, të mjaftueshme për të mposhtur 113-97 ish-ekipin e tij Miami Heat.

LeBron kishte përqindje të lartë realizimesh në American Airlines Arena, duke u treguar i saktë në gjashtë nga tetë gjuajtjet për tre pikë. Me nëntë fitore në 16 ndeshje në total, Lakers janë aktualisht  në zonën play off në Konferencën e Perëndimit.  Një paraqitje fantastike e Damian Lillard, ndihmoi Portland Trail Blazers të fitonin 109-119 në udhëtim te Washington Wizards.

40 pikë, pesë asistime dhe shtatë kërcime realizoi 28-vjeçari, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës CJ McCollum, që e mbylli takimin me 25 pikë.