Warriors nuk lejojnë befasi

Golden State Warriors çojnë në 2:0 serinë ndaj Portland Trail Blazzers

Nuk ka befasi në NBA, pasi që Golden State Warriors, Houston Rockets dhe Washington Wizards arritën fitoret e radhës në playoff.

Nënkampionët me lehtësi mposhtën Portlandin 110:81, duke e dominuar ndeshjen që nga fillimi e deri në fund. Warriors në këtë takim u paraqitën pa Kevin Durant, por loja ekipore bëri që mos të ndihet mungesa e tij. Stephen Curry me 19 pikë dhe Klay Thompson me 16 ishin liderë të skuadrës nga Oakland, që tani ka një avantazh të dukshëm prej 2:0 në serinë ndaj Blazzers.

Ndeshja më interesante që tërhoqi vëmendje të madhe ishte padyshim ajo në mes Houston dhe Oklahomas me ballafaqimin e dy yjeve të këtij sezoni Harden-Westbrook që janë edhe kandidatë për MVP.

Ekipi nga Teksas triumfoi në fund115:111 duke e çuar në 2:0 avantazhin ndaj Thunder. Russell Westbrook shkëlqeu me një triple-double fantastik, prej 51 pikëve 13 asistimeve dhe 10 kërcimeve, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur disfatën e Oklahomas.

Në anën tjetër, Harden u mbështet te ndihma e skuadrës së tij për të shënuar 35 pikë vendimtare në suksesin e dytë të shtëpisë, duke i siguruar Houstonit një avantazh të konsiderueshëm.

Nuk gabojnë as Washington Wizards, që triumfojnë ndaj Atlanta Hawks 109:101.

Back to top button