Kampionët në fuqi tregojnë veten në ndeshjen e shtatë ndaj Houston Rockets

Kampionët në fuqi tregojnë veten në ndeshjen e shtatë ndaj Houston Rockets

Një tjetër spektakël në NBA, këtë herë në Konferencën e Perëndimit, ku dy skuadrave më të mira, Houston Rockets dhe Golden State Warriors, iu deshën shtatë ndeshje për të mësuar finalistin e madh.

Ishte përsëri skuadra e udhëhequr nga Steve Kerr që në momentet kyçe u tregua më efikase dhe triumfoi në Toyota Center të Houstonit, me rezultat 101:92.

Rockets që luanin pa organizatorin e tyre Chris Paul, ishin skuadër më e mirë në pjesën e parë, ku edhe kishin epërsi deri në 15 pikë. Por gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, aty ku Warriors, të prirë nga Kevin Durant e Stephen Curry, rikthyen gjithçka në favor të tyre, transmeton KosovaPress.

Durant realizoi 34 pikë, kurse Curry shtoi 27 të tjera. Ndërsa te Rockets, nuk mjaftoi paraqitja e mirë e James Harden me 32 pikë të shënuara.

Ky është viti i katërt rresht, që në finalen e madhe takohen Golden State Warriors dhe Cleveland Cavaliers, ku dy herë ka arritur të shpallej kampion, ekipi nga Ohio.