Në orën 02:00 u bë përditësimi i fundit i rezultateve preliminare

Në orën 02:00 u bë përditësimi i fundit i rezultateve preliminare

Web-faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka dalë sërish nga funksioni.

Në KQZ mbrëmë e kanë arsyetuar se serveri i web-faqes së KQZ-së ka rënë për shkak të vizitave të shumta, ndërkohë që as ditën e sotme kjo web-faqe nuk është në funksion.

Përditësimi i fundit i rezultateve preliminare është bërë rreth orës 2:00, ku janë numëruar rreth 91 përqind e votave.

Në bazë të këtyre rezultateve, koalicioni PDK-AAK-Nisma prin me 34.62%, Vetëvendosje është në vendin e dytë me 26.69%, ndërsa koalicioni LDK-AKR-Alternativa është i treti me 25.81 %.