18 vjet nga masakra e Izbicës

Familjarët kërkojnë drejtësi për të vrarët

Në Izbicë të Skënderajt u shënua 18 vjetori i masakrës ku janë masakruar 150 banorë të kësaj ane. Nënkryetari i komunës së Skënderajt Fadil Nura tha se lufta solli lirinë por bashkë me të solli edhe dhimbjen për humbjen e me të dashurve tanë.

Në emër të OVL të UÇK-së foli Xhavit Jashari i cili tha se Izbica është shkolla se si duhet ta mësojmë historinë. Ndëra kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, masakrën e Izbicës e quajti, sakrificë të jashtëzakonshme njerëzore./21Media

Back to top button