Shënohet 47 vjetori i themelimit të Univerisitetit të Prishtinës

Shënohet 47 vjetori i themelimit të Univerisitetit të Prishtinës

Në sallën e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, sot shënohet 47 vjetori i themelimit të këtij universiteti.

Universiteti i Prishtinës shërben si një nga universitetet më të mëdha në fushën e Kosovës.

Është anëtar i Shoqatës së Universiteteve Evropiane dhe  mbanë kontakte me universitetet dhe institucionet perëndimore evropiane dhe amerikane.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969.

Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajtë më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970 u mbajtë edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpallë Ditë e Universitetit të Prishtinës.