Universiteti që arriti të shkollojë breza të tërë

433
0
SHPËRNDAJE

Prorektorja e cilësisë shpalosi punën e UP-së ndër vite

Prorektorja për sigurimin e cilësisë në Universitetin e Prishtinës, Teuta Pustina Krasniqi, ishte e ftuar në emisionin Bon Bon në RTV21, për nder të 47 vjetorit të themelimit të UP-së.

Teuta tregoi se në fillimet e tij UP-ja, kishte vetëm fakultetin filozofik, juridiko-ekonomik, fakultetin e mjekësisë dhe atë teknikë, shkruan rtv21.tv

Disa vite më vonë, fal punës dhe përkushtimit të stafit akademik universiteti u zhvillua dhe u zgjerua edhe me fakultete tjera,  ku tashmë 47 vjet pas themelimit të tij i gëzon 13 fakultete.

Sipas Teutës, Universiteti i Prishtinës arriti të shkollojë breza të tërë, që tashmë disa prej tyre janë pjesë e stafit akademik. Ky universitet ka afër 50 mijë studentë, mbi 1000 persona pjesë të stafit dhe mbi 380 punonjës administrativ.

Prorektorja Pustina Krasniqi, shpalosi strategjinë zhvillimore për vitin 2017 deri në vitin 2019, duke theksuar pikat kryesore të kësaj strategjie, si mësimdhënia, siguria, globalizmi, menaxhimi i buxhetit dhe akreditimi.

Tashmë me anë të sistemit elektronik do te vlerësohet pjesemarrja e studentëve në ligjërata provime apo kollekfjume, shtoi Teuta.

Brenda njësisë akademike,  UP-ja u mundëson studentëve punë praktike dhe profesionale. Gjatë këtij viti janë ndarë 30 mijë euro për këtë çështje. Deri më tani, 125 studente janë angazhuar brenda UP-së për të kryer punë praktike, ka treguar Teuta. Duke shtuar se UP-ja dhe Ministria e Arsimit kanë së bashku një kontratë që u mundëson studentëve punë praktike. Po ashtu, universiteti ka bashkëpunim edhe me  Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”- LIMAK, ku studentët bëjnë praktike profesionale. Ajo tregoi se disa studentë tashmë jane punesuar në aeroport fal këtij bashkëpunimi.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajtë më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970 u mbajtë edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpallë Ditë e Universitetit të Prishtinës./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU