Aksident i rëndë në Klinë, lëndohen 16 persona

Në fshatin Grabanicë të Klinës rreth orës 19:00 ka ndodhur aksident trafiku në të cilin ishin të përfshira 4 vetura.
Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka treguar se deri tani ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës kanë kërkuar 16 persona.
Portali rtv21.tv do t’ju mbajë të informuar për këtë aksident./21Media

Back to top button