Arsenal kontaktojnë trajnerë të rinj

66
0
SHPËRNDAJE

Edhe pse e ardhmja e Arsene Wenger tek Arsenal ende nuk është vendosur, klubi janë duke kërkuar një zëvendësim të tij në rast se ai largohet

Klubi londinez kanë kontaktuar me Thomas Tuchel, që do të mund të ishte një zëvendësim i francezit Wenger.

Sipas Bild trajneri i Borussia Dortmund-it shihet si një zëvendësim i denjë për trajnerin që ka mbi 20 vite që është në udhëheqje të Topçinjëve, shkruan rtv21.tv.

Por Wenger ende nuk e ka bërë të ditur se a do të qëndrojë në Emirates apo do të largohet në fund të këtij sezoni, por gjasat janë që tani është koha e duhur për të që të lejojë dikë të ri që të marrë timonin e klubit./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU