Çmenduri totale në Beograd!

420
0
SHPËRNDAJE

Mediat kroate për situatën aktuale në Serbi

Duke komentuar lajmin se edhe presidenti aktual i Serbisë, Tomislav Nikoliq do të kandidojë sërish për këtë funksion, e përditshmja kroate, Jutarnji List, vlerësoi se Serbia momentalisht gjendet para një kthese të madhe politike.

Gazeta shkroi se Nikolliq nuk po dëshiron të largohet nga pushteti, se dëshiron edhe një mandat dhe se kryeministri aktual, Alleksandër Vuçiq ka mbetur pa fjalë.

Jutarnji List vë në pah se kryesia e Partitë Përparimtare të Serbisë, anëtar i së cilës është edhe Nikolliqi, unanimisht ka vendosur që Vuçiq të jetë kandidat i kësaj partie për President, shkruan rtv21.tv

Nikolliq fillimisht kishte deklaruar se nuk është i befasuar me vendimin e partisë, me mediet serbe të cilët raportuan se ky vendim e kishte hidhëruar tej mase presidentin aktual të Serbisë, i cili vetëm disa orë para vendimit të partisë kishte deklaruar se nuk do të kandidojë për mandatin e dytë.

Megjithatë, Nikolliqi më vonë ndërroi mendjen dhe nuk zgjati shumë dhe filluan reagimet ndaj vendimit të tij. “Çmenduri në Serbi: Nikolliqi shpall kandidaturën, Daçiqi i hidhëruar, Shesheli i egërsuar, Vuçiqi po heshtë”, shkroi portali kroat, Indeks.hr, duke komentuar situatën aktuale në Serbi.

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq e cilësoi si të turpshëm vendimin e Nikolliqit për të kandiduar, ndërsa udhëheqësi i radikalëve serbë, Vojisllav Sheshel, me anë të një porosie në Tuiter porositi Nikolliqin se ai e ka themeluar Partinë Përparimtare të Serbisë dhe se ka të drejtë edhe ta shkatërrojë atë./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU