Në mungesë të ministrit Hyseni ka dështuar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje dhe Financa

Në mungesë të ministrit Hyseni ka dështuar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje dhe Financa

Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje dhe Financa Publike, për shkak të mungesës së ministrit të Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, i cili ishte thirrur në komision për të raportuar lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare.

Në vend të ministrit Hyseni, në këtë komision prezent ishte zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

Megjithatë, anëtarët e komisionit kanë thënë se në bazë të rregullores, nuk është e lejuar që  zëvendësministri të raportoi.