Sot në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, është bërë ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së parë të këtij institucioni 

Sot në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, është bërë ceremonia e diplomimit të studentëve të gjeneratës së parë të këtij institucioni 

Me një ceremoni solemne më 1 tetor të 2013 ishte hapur Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”.

Atëbotë në kapacitetin tij si kryeministër pati marr pjesë edhe Hashim Thaçi aktualisht president i vendit. Ndërsa sot ne ceremoninë solemne të diplomimit të gjeneratës së parë të këtij universiteti mori pjesë ministri i Arsimit Arsim Bajrami, i cili uroi edhe studentët edhe stafin akademik.

“Pa dyshim që kjo gjeneratë do të jetë një shtytje e madhe për të gjithë studentët që të punojnë në mënyrë që universiteti i Gjakovës ‘Fehmi Agani’, të jetë një institucion modern, i cili siguron standarde të larta të cilësisë dhe i cili mundëson që studentet jo vetëm të diplomohen po ata edhe të punësohen dhe nesër të jenë lider të së ardhshme. Jemi duke punuar me të gjitha universitet tona publike, sidomos me këtë universitet, që të krijojmë një universitet me një identitet i cili do të plotësoj nevojat e komunitetit , nevojat e tërë regjionit , nevojat e krejt Kosovës me programe atraktive. Me programe të cilat Kosova ka nevojë. Jemi në rrugë të mirë”, tha Bajrami.

Nga ana tjetër rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Shaban Buza potencoi se arrije e këtij universiteti është fakti i diplomimit në afat të këtyre studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Diplomën e parë e ndau vet ministri Bajrami, ndërsa 24 studentët e parë të diplomuar sot mes emocionesh thanë se ndihen krenarë me veten, profesorët dhe gjithë universitetin .

Njëra nga të diplomuarat e këtij Univeristeti Hana Daija tha se ndihet shumë e lumtur që ka arritur të përfundojë me sukses studimet në ketë universitet si gjeneratë e parë.

“Jam shumë e lumtur. Sidomos që jam gjenerata e parë e këtij universitetit të Gjakovës, i cili është universitet shumë i mirë dhe na ka mbështetur shumë sidomos gjatë këtyre 3 viteve. Na ka ndihmuar për me ardhë deri këtu, me e mbrojt temën e diplomës “, tha Daija.

Studentë e profesorë uruan njëri tjetrin gjatë kësaj ceremonie deri sa ditët në vazhdim do të diplomohen të tjerë studentë të gjeneratës së parë të Universitetit të Gjakovës.