Diplomon gjenerata e parë e studentëve të Universitetit të Gjakovës

296
0
SHPËRNDAJE

Në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” sot do të diplomon gjenerata e parë e studentëve 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, sot do të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave gjeneratës së parë studentëve të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.

Ceremonia mbahet në ambiente të Universitetit ” Fehmi Agani ” në Gjakovë, duke filluar nga ora 11:00.

Universitetin Publik i Gjakovës  “Fehmi Agani” ka filluar punën me 1 tetor 2013 me Fakultetin e Edukimit me programet Parashkollor dhe Fillor, Fakultetin e Mjekësisë me programet Infermieri dhe Mami dhe Fakultetin e Filologjisë me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi angleze të gjitha këto programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në prill të vitit 2013.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU