Ditën ndërkombëtare të fëmijëve shënohet me disa aktivitete

285
0
SHPËRNDAJE

 Sot shënon dita ndërkombëtar e fëmijëve. Kjo ditë pritet të shënohet edhe në Kosovë më disa aktivitete.

 Me këtë rast Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve fituese për nxënësit e shkollave të artit në Kosovë, pjesëmarrës në garën për skenarin më të mirë me temën “Të gjithë në shkollë”.Skenari i vlerësuar më i miri nga ana e komisionit është realizuar në film dhe ai do të transmetohet në këtë ceremoni.Ndarjen e çmimeve do ta bëjë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Ndërsa, organizata joqeveritare ETEA, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve do të organizojë aktivitete të shumta në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës dhe atë të Arsimit të komunës së Prishtinës.Ndër aktivitetet që do të organizohen, është “Asambleja e Fëmijëve” në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Në këtë aktivitet janë të ftuar nxënës të 13 shkollave fillore të kryeqytetit të cilët do të mbajnë një seancë simbolike për të drejtat e tyre. Secila shkollë ka përgatitur një ese për një çështje specifike që ka të bëjë me të drejtat e fëmijëve, dhe si rrjedhojë këto ese në formë fjalimesh do të lexohen nga nxënësit në foltoren e Asamblesë dhe më pastaj do të votohen. Përmbylljen e këtij aktiviteti do ta bëj kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.Po ashtu, do të organizohet edhe një debat për liritë dhe të drejtat e fëmijëve, ku, përveç nxënësve dhe prindërve, do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve kompetente.

Kurse, Fakulteti Juridik i AAB-së, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e AAB –së 2015“, sot do të mbajë një tryezë me temën “Pozita e fëmijëve në shoqëri , të drejtat e tyre dhe format e ndryshme të abuzimit“.Tryezën, që fillon në orën 09:30, do ta hapin rektori i Universitetit AAB Lulzim Tafa dhe dekani i Fakultetit Juridik, Muhamet Kelmendi, ndërsa ndër panelistët janë ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe përfaqësues të institucioneve të vendit dhe ndërkombëtare. Është paraparë edhe një diskutim i hapur me të gjithë pjesëmarrësit në tryezë.

Po ashtu, për këtë një grup nxënësish nga shtatë regjionet e vendit do të vizitojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës.Në sallën e mbledhjeve plenare, nga një fjalë mirëseardhjeje për nxënësit do të mbajnë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe drejtoresha rajonale e UNICEF-it, Marie – Pierre Poirier.Në kuadër të kësaj vizite, nxënësit do të njihen edhe me ambiente të tjera të Kuvendit të Kosovës, njoftoi Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit. / 21MEDIA

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU