Ymeri: Thaçi po e ngrit temën e Ushtrisë sikurse në vitin 2014

105
0
SHPËRNDAJE

 “Nisma për formimn e ushtrisë pa ndonjë bashkëpunim me vendet mike të Kosovës” tha ndër tjerash Ymeri

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri deklaroi se është e domosdoshme që Kosova të ketë ushtrinë e vet dhe se duhet te ndjeket një rrugë e shpejtë për të formuar atë. Ai këto deklarata i bëri në konferencën e organizuar nga ky supjekt opozitar me temën “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore”.

Ymeri gjithashtu shprehu skepticizmin e tij lidhur me nismën e re për formimin e ushtrisë, pasi sipas tij, ligji është paraqitur me një befasitë jashtëzakonshme, pa debat dhe pa ndonjë bashkëpunim me vendet mike të Kosovës.

“Hashim Thaçi po e ngrit temën e Ushtrisë sikurse në vitin 2014. Ligji në një mënyrë është paraqitur tek institucionet e Kosovës në një mënyrë të jashtëzakonshme madje pa u konsultuar me askënd”, u shpreh Ymeri.

Ndërsa Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismes për Kosovën, Jakup Krasniqi tha se Nisma për transformimin e FSK se në ushtri do të duhej të vinte nga Qeveria e jo Presidenca. “Ligji do të duhej të vinte nga Qeveria. Presidenti do të duhej të kishte tjetër rol. Këtu është vepruar me logjikën bajraktariste, e kjo po na demton” tha ai, raporton rtv21.tv 

“Kështu siç është në e kemi veshtirë ta garantojmë sigurinë e qytetarëve. Vendimet nuk mund te mirren nga karrika, me mikrofon në dorë në emisione televizive. Ne si shoqeri s’jemi të gatshem të zgjidhim probleme por vetem të krijojmë probleme. Kosova ka nevojë për partneritet me vendet mike” shtoi Krasniqi.

Ndryshe, në prill të vitit 2014, me kërkesën e qeverisë së Kosovës, Gjykata Kushtetuese i kishte cilësuar në harmoni me kushtetutën amandamentet për themelimin e Forcave të Armatosura. Mirëpo më pas, kishte dështuar miratimi i tyre në Kuvend, pasi që në seancë nuk patën marrë pjesë deputetët nga radhët e komunitetit serb. Amandamentimi i Kushtetutës së Kosovës, kërkon jo vetëm dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve, por edhe dy të tretat e votave të deputetëve nga minoritetet.

Andaj si zgjidhje alternative, institucionet e Kosovës po provojnë që ky transforim të ndodhë përmes ligjit për FSK-në.

Pa votat e deputetëve serbë, ndryshimi kushtetues është bërë i pamundur, kishte deklaruar presidenti Hashim Thaçi. Andaj, sipas tij, ka qenë e domosdoshme që procesi i transformimit të kalojë përmes projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Aktualisht, ligji i iniciuar nga presidenti Thaçi është në Qeverinë e Kosovës e cila sipas procedurave, duhet ta kthej atë në Kuvend me komentet e veta.

Pavarësisht kundërshtimeve aktuale ndërkombëtare, Thaçi është zotuar se transformimi i FSK-së në forcë ushtarake do të ndodhë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, ngjashëm siç ishte vepruar edhe me aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. / 21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU