Ekspozita “Eksodi i shekullit të kaluar lufta kundër harresës”

Ekspozita “Eksodi i shekullit të kaluar lufta kundër harresës”

Është ndoshta fotografi i vetëm shqiptarë nga diaspora ,i pranishëm në ngjarjet e fundit të tragjedisë së popullit shqiptarë të Kosovës. Asllan Krasniqi ai që në këtë përvjetorë të 9 –të të Pavarësisë së Kosovës, solli edhe një herë në kujtesën tonë atë që ndoshta edhe është harruar “Eksodin e shekullit të kaluar”, shkruan rtv21.tv

Krasniqi ka fiksuar çaste nga jeta e shqiptarëve të larguar më dhunë nga Kosova, gjatë luftës  në kampet e refugjatëve në Belgjikë, në Turqi, në Shqipëri dhe në  Maqedoni.

Kjo ekspozite e cila u mbajt në sheshin Nënë Tereza ngjalli një emocion te të gjithë të pranishmit të cilët për pak qaste u kthyhen në kohë dhe kujtuan periudhën më të vështirë të popullit tonë.

Fotografi Asllan Krasniqi, i cili ka mbi 40 vjet që jeton në Belgjikë tashmë ka bërë emër në të gjithë botën më fotografi nga ngjarje të mëdha. Shqetësimi i Krasniqit ka qenë dhe mbetet pasqyrimi fotografik i çdo gjurme të asaj që ndodh më popullin e tij./21Media