Enrique i mahnitur me rekordin e ri të Messi-t

323
0
SHPËRNDAJE

Argjentinasi ka mbërritur edhe një rekord të ri shënimi, e trajneri i tij thotë se çfarë ka bërë Messi është e pamundshme

Luis Enrique e ka lavdëruar impaktin e Lionel Messi-t pasi ylli i Barcelonës ka mbërritur mbi 40 gola për klubin për të 8tin vit me radhë.

Messi shënoi dy herë në fitorën e Barcelonës kundër Valencias, duke dërguar numrin e golave në 41 për këtë sezon, duke vazhduar rekordin e shënimit të më shumë se 40 golave qysh nga sezoni 2009-10, shkruan rtv21.tv.

Luis Enrique ishte i mahnitur nga arritjet e yllit argjentinas, dhe se si Barcelonës do t’i mungojë shumë kur ditët e tij si futbollist të kalojnë.

“Është e mahnitshme, ai ka thyer çdo rekord dhe do të vazhdojë të thejë të tjerë”, the Luis Enrique. “Sa e mrekullueshme është të kënaqesh me Messi-n. Askush nuk mund t’i prekë numrat e tij, dhe është e pamundshme që dikush tjetër të bëjë gjërat që ka bërë ai. Do të na mungpjë kur të shkojë”./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU