Ka përfunduar finalja e hendbollit të meshkujve ndërmjet Francës dhe Norvegjisë

Ka përfunduar finalja e hendbollit të meshkujve ndërmjet Francës dhe Norvegjisë

Skuadra e Francës ka fituar në një ndeshje dramatike përballë skuadrës së Norvegjisë  me rezultat 33 me 26.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultat 18 me 17 në favor të francezëve ani pse Norvegjia gjatë fillimit të takimit ishte duke triumfuar, shkruan rtv21.tv

Kjo ndeshje u transmetua drejtpërdrejtë në RTV21.

Ndryshe Franca shpallet kampion bote në hendboll për herë të gjashtë ndërsa Norvegjia e ka fituar për herë të parë medaljen e argjentë.

Ndërkaq dje Sllovenia fitoi medaljen e bronztë në Hendboll, në ndeshjen që u mbajt kundër Kroacisë./21Media