Në kuadër të emisionit "StartUp" është diskutuar për fuqizimin e gruas në komunën e Lipjanit

Në kuadër të emisionit “StartUp” është diskutuar për fuqizimin e gruas në komunën e Lipjanit

Ibadete Maliqi nga ojq “Flaka” ka treguar se kjo organizatë është themeluar në vitin 1997 ku kryesisht kanë punuar me refugjatë sipas saj qëllimi i organizatës ka qenë dhe vazhdon të jetë fuqizimi i gruas, emancipmi i femrës, shkollimi  dhe  punësimi isaj

“Në vitin 99 kemi filluar me kurse të ndryshme, rrobaqepësisë gjuhës angleze, kompjuterëve dhe diku 2200 kandidate janë aftësuar nga këto kurse dhe çka eshte më e mira se shumica e tyre e kane gjetur veten dhe tash janë të punësuara” ka shtuar Maliqi.

Në anën tjetër Shkëlzen Hajdini drejtor në financa në Lipjan ka thënë se Komuna e Lipjanit ështe e vetëdijshme për nevojën që ka gruaja në biznes dhe si rrjedhojë kanë ndryshuar  që tri vite komplet qajsen.

“Ka tri vite që kemi hequr të gjitha taksat komunale për biznesin që është një lehtësim i madh dhe qëllimi kryesor është fuqizimi i biznesit” ka shtuar Hajdini.

Milihate Avdyli nga organizata qeveritare “Duartë e vyera” ka treguar se  në këtë shoqatë punon  me familje por gjatë kohës së turshive punëson edhe gra që punojnë sezonal. Ajo ka treguar së këto produkte i shet edhe nëpër panaire.

Në anën tjetrë Linda Shahini ansambleiste në komunën e Lipjanit ka foluar për projektin e grave  vetëushqyese ku janë liruar këto nëna nga pagesa e çerdhës publike në komunën e Lipjanit.

” Ideja për projektin e nënave vetëushqyese si ide ka rrjedhur nga une por ka pasur mbështetje jashtëzakonisht të madhe si nga komuna edhe nga organizata të huaja ndërkombëtare. Kjo ide ka qenë që nënat vetëushqyese të cilat u ka vdekur bashkëshorti apo janë divorcuar apo një nënë që s’ka kurorë të lirohet nga pagesa e çerdhës publike në komunën e Lipjanit” ka sqaruar Shahini.

Ndërsa Bedrije Krasniqi nga ojq “Arlinda” ka thënë se që nga viti 2008 kanë hapur shoqatën e grave “Arlinda” në fshatin Magure të Lipjanit.

“Kemi pasur përkrahje nga komuna me shumë simbolike por me vështirësi jemi përballuar që nga ajo kohë, së pari kushtet nuk i kemi pasur askund por me vullnetin e grave kemi punuar me vetfinancim deri në vitin e kaluar.Tash i kemi kushtet e mira por kemi  nevojë për përkrahje financiare nga komuna dhe donatorë” ka shtuar ajo./21Media