Historia e kësaj gruaje ka bërë me lot shumë njerëz (Video)

159
0
SHPËRNDAJE

Nëna e saj kishte lejuar që ta dhunonin vetëm për të mbrojur të bijën

Një grua nga Korea e Veriut, Hyeonseo Lee, ka treguar histori nga jeta e saj ku ka bërë shumë njerëz që kanë dëgjuar atë të shpërthejnë në  lot.

Ajo është 23 vjeçare, por ka kaluar gjëra vërtetë të vështira. Se çfarë janë të detyruar njerzit të bëjnë në atë vend e shpjegon më së miri ajo përmes përjetimeve të veta, përcjell rtv21.tv

Kjo grua ka rrëfyer peripecitë se si u arratis nga Korea e Veriut. “Kam lindur në vitin 1993 dhe kur isha 9 vjeçare kam parë shoqe të nënës time duke u ekzekutuar. Krimi i tyre? Shikonin filma të Hollywood-it”, ka thënë ajo ku pastaj ka treguar se babai i saj kishte vdekur në Kinë pasi që ishin arratisur nga  Korea e Veriut  “Unë e kam varrosur atë në orën 3:00 të mëngjesit në fshehtësi. Isha 14  vjeçare.”, ka rrëfyer tutje ajo. Pastaj ka thënë se kanë vazhduar ikjen me nënën e saj, e gjatë kësaj kohe ka  përjetuar gjënë më të tmerrshme, ka parë të ëmën duke e dhunuar. “Dhunuesi ishte kinez, ai me targetoi mua, isha 13 vjeçare, por nëna ime lejoi që ta dhunojë atë për të më mbrojtur mua.” , ka vazhduar të rrëfejë ajo duke qarë. “ Ne kemi ecur në shkretëtirën Gobi duke përcjellur një busullë. Kur ajo ndaloi së punuari ne ndoqëm yjet e lirisë. Mongolia ishte liria jonë në ato momente”, ka thënë ajo duke vazhduar më tutje se në pyetje ishte vdekja ose dinjiteti. “Ne ishim të përgaditura që me thika ta vrisnim veten nëse do të ishim të detyruara  të ktheheshim në Korenë e Veriut. Kur unë isha duke ecur në shkretëtirën Gobi i frikësohesha vdekjes, mendova se askush në këtë botë nuk do të kujdesej , dukej se vetëm yjet ishin me mua.”, ka treguar ajo, përcjell rtv21.tv

Mirëpo në fund ka thënë se megjithatë arriti që ta tregojë historinë e saj dhe ka falënderuar ata që e dëgjuan./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU