Kosova 9 vjet shtet, çka thotë pozita e opozita?

113
0
SHPËRNDAJE

Opozita dhe pozita  flasin për të arriturat dhe dështimet e shtetit të Kosovës

Gati një dekadë më parë, përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Kuvendit të saj, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, duke përmbushur kështu dëshirën më të madhe të shqiptarëve .

Shteti i Kosovës sot po feston 9 vjetorin e pavarësisë por cilat janë të arriturat dhe ku kemi ngecur si shtet na japin mendimet e tyre pozita dhe opozita.

Deputeti i  Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi  tha se pas 9 viteve pavarësi Kosova ka arritur të ketë ndërtim dhe konsolidim të shtetësisë se vet, si dhe të ndërtoj kapacitete solide institucionale.

“Sot kemi njohje ndërkombëtare nga një numër i madh shtetesh por në të njëjtën kohe mbetë problem anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.Sfidë mbetet zhvillimi ekonomik, cilësia e arsimit dhe integrimet ndërkombëtare, megjithëse në të gjitha këto pika ka pas progres në vazhdimësi dhe prosperiteti nuk ka munguar.” ka shtuar ai.

Sipas Gashit në Kosovë ka nevojë për krijimin e klimës së prosperitett dhe besueshmërisë në te ardhën tonë të përbashkët,shkruan rtv21.tv

Ndërsa sipas deputetës së  Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu të arriturat e Kosovës si shtet në këtë 9 vjetor kanë qenë më të theksuara në sport dhe kulturë.

“ Medalja e Arte e fituar si dhe përfaqësimi i shkëlqyer që i kanë bërë Kosovës sportistët dhe artistët kosovarë shëenojnë një sukses të madh në 9 vjetorin e pavaresisë së Kosovës, dhe këtu padyshim që hyn edhe çmimi i fundit Bafta.

Sipas Deliut, Kosova ka ngecur ende në lëvizjen e lirë ndonëse është bërë punë në këtë drejtim, por që qytetarët e Kosovës kanë mbetur peng i lëvizjes së lirë dhe teë getoizur pothuajse tërësisht.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ,Muharrem Nitaj ka theksuar se pavarësia e Kosovës ka qenë ngjarja më e madhe në historinë e Kosovës.

Nitaj ka kujtuar se mban mend që në ditën e shpalljes se pavarësisë, ka parë plot njerëz të qajnë nga gëzimi. Sipas tij lumë ata që ishin brezi që e jetuan shpalljen e pavarësisë.

 “Por çka mund të thuhet sot 9 vjet pas. Jo shumë fatkeqësisht. Është zbehur shumë kjo pavarësi. Në të gjitha planet. Që nga zhvillimi e mirëqenja e deri te sovraniteti, integriteti dhe pozita ndërkombëtare e shtetit” ka thënë Nitaj.

Ai ka shtuar se Kosova po bëhet një shtet jofunksional dhe për këtë fajin e kane ata që qeverisen me Kosovën që nga 17 shkurti i i 2008-ës!

Në anën tjetër  deputetja e  Lëvizjes  Vetëvendosje, Donika Kadaj –Bujupi  tha se lexuesi i deklaratës së pavarësisë së Kosovës jo që dështoi ta bëjë Kosovën e pa varur por sipas saj e vendosi në top listat e vendeve më të korruptuara në botë dhe e bëri vendin më të pa zhvilluar në Evropë, shkruan rtv21.tv

“Ne nuk do të ndalemi dhe do të bëjmë krejt çka është e mundshme që ta festojmë  pavarësinë e vërtetë sa më shpejt, të krijojmë ushtrinë që dështuan ta krijojnë të tjerët dhe ta bëjmë Kosovën vend të dinjitetshëm e me mirëqenie që nuk nëpërkëmbët nga klani PRONTO” ka shtuar Bujupi./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU