Kosova pranohet në programin e Grupit të Bankës Botërore

306
0
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës së fundni është pranuar në Global Partnership for Social Accountability

Ministria e Financave përmes një njoftimi për media sqaroi se grantet nga GPSA zakonisht zgjasin nga 3 deri në 5 vite dhe janë të shoqëruara nga një program solid për ndërtimin e kapacitetit për pranuesit e granteve në mënyrë që suksesi i projekteve të jetë i garantuar përmes angazhimit konstruktiv dhe mekanizmave strategjikë për përgjegjësinë shoqërore.

Ky hap është sinjal shtesë për progresin që GPSA është duke bërë në regjionin e Evropës dhe Azisë Qendrore (EAQ).

Ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se Kosova mbetet e vendosur për përmirësimin e qeverisjes, transparencës, dhe përgjegjësisë së institucioneve të saj.

Sipas tij, pjesëmarrja në GPSA shërben si dëshmi për këtë vendosmëri dhe siguron që OShC-të të pranojnë mbështetje strategjike dhe të vazhdueshme për nismat e tyre rreth përgjegjësisë shoqërore duke ngritur edhe nivelin e bashkëpunimit me qytetarët.

“E pres me padurim bashkëpunimin tonë të ngushtë me GPSA-në dhe shpresoj që ky program do të përkrahë shumë shpejtë iniciativat rreth përgjegjësisë shoqërore nga OShC-të e Kosovës që synojnë ngritjen e transparencës dhe përgjegjësisë në vendin tonë”, tha ai.

GPSA ka përfaqësim të rëndësishëm në regjionin e EAQ, me tetë shtete pjesëmarrëse, pesë projekte, dy donatorë dhe 11 Partnerë Global. Gjithashtu, GPSA është duke shkuar drejt një qasjeje regjionale në frymën e përgjegjësisë shoqërore strategjike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU