Limaj akuzon Thaçin se ka për qëllim mashtrimin

327
0
SHPËRNDAJE

Limaj ka thënë se FSK që 5 vjet ka mundur të transformohej në ushtri

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka pohuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mundur që pesë vite ta transferonte FSK-në në ushtri në mënyrën siç ka propozuar tani, por ai shpreh dyshimin se daljet e tij publike gjithkund dhe gjithkah, e kanë veç një qëllim, mashtrimin.

“Së paku që pesë vite ka qenë e mundur që FSK-ja të transformohet në ushtri në këtë mënyrë siç është propozuar tani.Pse nuk e ka bërë këtë ish-kryeministri kur ka qenë në detyrën e tij, asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur ky ka qenë kryeministër, edhe tani të njëjtat pengesa janë”, thuhet në postimin e Limajt.

Limaj po ashtu ka thënë se pse gjithë këtë zhurmë dhe propagandë, e lloj lloj argumente që sot po i bën ish-kryeministri, pse nuk i ka bërë kur e kishte për detyrë.

“Kjo ka vetëm një përgjigje, ky njeri tashmë po e sheh se ka shkuar shumë larg me gabimet dhe dëmet që ia ka sjell Kosovës, si p.sh: Demarkacioni, Gjykata Speciale, Zajednica dhe tashmë e ka parë se këto dëme nuk mund ti fshehë më dhe si rezultat i këtyre ka humbur dhe po e humb me shpejtësi mbështetjen në popull. Njerëzit po ia kthejnë shpinën, prandaj iniciativa për Ushtrinë është ide e kompanisë së P.R-it të tij, që sa do pak të tentojnë me ia përmirësu imazhin që ju ka rrënuar.Thënë thjesht, me një fjalë, daljet e tij publike gjithkund dhe gjithkah e kanë veç një qëllim: MASHTRIMIN”, , thuhet në postim./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU