Malvesa në gjendje të rëndë, familja në hall për shërimin e saj (Video)

1234
0
SHPËRNDAJE

Nëna tregon duke qarë se si ju sëmurë bija e saj e vetme Malvesa

Malvesa Lajqi nga Peja është 11 vjeçe, tash e një vit është e lidhur për shtrati, nuk mund të ecë , ajo nuk e ka njërën veshkë, ja hoqën 2 vjet më parë, pasi pësoi një ftohje në vendin ku jetoi, për shkak të kushteve të rënda ekonomike.

Malvesën e dërguan prindërit në Tiranë ku e operuan por gjendja e saj u keqësua edhe më në vend se të përmirësohej, andaj vazhdoi rrugëtimin e vazhdoi për në Beograd, shkruan rtv21.tv

Mjekët i preferuan që ta operojnë sërish për t’ja ruajtur veshkën tjetër por edhe që të ngritët në këmbë por intervenimi kushton 40 mijë euro por i ati i Malvesës, Rexhepi është i papunë dhe s’po ka mundësi t’i siguroj këto të holla

Bahrija, tregon duke qarë se si ju sëmurë bija e saj e vetme Malvesa, ajo tregon gjithashtu edhe për pamundësinë që ta shëroj të bijën për shkak të skamjes.

Për fat kjo familje e ka një banesë të cilën ja dhanë sociali andaj kërkesa e kësaj familje është shërimi i vajzës së tyre./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU