Mustafa: Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global

339
0
SHPËRNDAJE

Mustafa: Ky tregues, konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i është gëzuar lajmit të renditjes së shteteve të indeksit të lirisë ekonomike, ku Kosova renditet e 46-ta në botë dhe e 22-ta në Evropë. Mustafa shkruan në Facebook se Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë.

“Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike. Sipas këtij vlerësimi, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe në vendin e 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi. Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues. Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë.”, ka shkruar Mustafa

Sipas tij ky tregues, konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj, por po ashtu edhe për liritë individuale për të realizuar të drejtën e tyre ekonomike.

“Gjendja më e mirë e këtij indeksi, siç është rasti i Kosovës në krahasim me rajonin, nënkupton edhe prosperitet për shoqërinë.”, ka përfunduar Mustafa.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, këtë vlerësim të fondacionit HERITAGE  e ka prezantuar gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU