Mustafa tha se rol të rëndësishëm në forcimin e prodhimit vendor kanë bizneset tregtare me procesin e tyre të distribuimit

Mustafa tha se rol të rëndësishëm në forcimin e prodhimit vendor kanë bizneset tregtare me procesin e tyre të distribuimit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shkruar në Facebook se Qeveria e Kosovës me politikat për zhvillim ka synuar të përkrah bizneset në përgjithësi, por me theks edhe bizneset prodhuese.

Sipas Mustafës rol shumë të rëndësishëm në forcimin e prodhimit vendor kanë bizneset tregtare me procesin e tyre të distribuimit.

“Nesër me bizneset tregtare do të bisedojmë për rolin e politikave të deritashme por, po ashtu, do të kërkojmë nga ta që të na njoftojnë se çka mund të bëjmë që tregtia të fuqizojë prodhuesit vendor edhe më tej duke rritur ekspozimin dhe tregtimin e produkteve të Kosovës” ka thënë Mustafa.

Ai tha se rritja më e fuqishme ekonomike dhe vendet e reja të punës fuqizohen me prodhuesit vendor./21Media