NATO shton praninë në Detin e Zi

230
0
SHPËRNDAJE

Për shkak të Rusisë gjithnjë e më agresive

Ministrat e Mbrojtjes të shteteve anëtare të NATO-s kanë marrë vendim që të shtojnë praninë e forcave të aleancës në Detin e Zi, si reagim ndaj politikës gjithnjë e më agresive të Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, qartësoi se njësitë e aleancës do të zhvillojnë disa manovra në Detin e Zi, brigjet e së colit shtrihen deri në shtetet anëtare të NATO-s, Turqi, Bullgari dhe Rumani, por edhe deri në Rusi, Ukrainë dhe Gjeorgji, shkruan rtv21.tv

Pas takimit në Bruksel, Stoltenberg deklaroi para gazetarëve se veprimet e NATO-s do të jenë të matura, defensive dhe se në asnjë mënyrë nuk do të kenë për qëllim provokimin e ndonjë konflikti apo përshkallëzimin e tendosjeve.

Në anën tjetër, ambasadori i Rusisë në NATO, Alexandër Grushko, tha se Moska do të vlerësojë vendimin e aleancës për shtimin e pranisë në Detin e Zi dhe do të ndërmerr hapat e nevojshëm për të mbrojtur sigurinë kombëtare të vendit.

Grushko më tutje shtoi se Moska mund të humb interesimin për dialog me NATO-n, nëse aleanca nuk angazhohet për ripërtëritjen e marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë./21Media

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU