Në Botërorin e Hendbollit, Saraçini mysafir i kryetarit të IHF-së

107
0
SHPËRNDAJE

Në Botërorin e Hendbollit “Franca 2017” , Saraçini mysafir i kryetarit të IHF-së 

Në kampionatin botëror, i cili është duke u zhvilluar në Francë, me ftesën e kryetarit të Federatës Botërore të Hendbollit, Hasan Moustafa, ka udhëtuar që nga gjysmëfinalet, Kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, i cili tashmë parreshtur është duke i pëcjell ndeshjet e aktit final te këtij botërori jashtëzakonisht cilësor!

Kjo ngjarje do t’i shërbej, zotit Saraçini për takime me kreun e IHF-së për jetësimin e disa projekteve të shpalosura ditë më parë, e të cilat sivjet janë objektiv kryesor i Federatës së Kosovës. Natyrisht, se mundësi të mëdha ka për tu takuar, siç u takua me një pjesë të zyrtarëve të Federatës Evropiane, me të cilët poashtu u bisedua për organizimin e seminarëve për trajnerë, për gjyqtarë dhe për staf teknik si dhe u hodh ideja e përbashkët pët të planifikuar dhe për të hartuar strategji të përbashkët në ndikimin e përmirësimit të infrastruktures së hendbollit në Kosovë!

Ndryshe nga kjo, Federata e Kosovës që nga Katari (2015), jo veçse u pranua, por ka marrë, e po merr mbështetje gjithnjë e më të madhe si nga IHF ashtu edhe nga EHF, dhe që një meritë e posaqme i adresohet edhe kryetarit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçinit!/21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU