Një gjyqtar portugez për ndeshjen Kosovë-Islandë

317
0
SHPËRNDAJE

Është përcaktuar katërshja që do ta drejtojë takimin e së premtes

Artur Dias është gjyqtari kryesor i ndeshjes në mes të përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Islandës që zhvillohet të premten në Loro Boriçi të Shkodrës.

Portugezi 37-vjeçar, i lindur në Vila Nova de Gaia, do të gjykojë për herë të parë një ndeshje të përfaqësueses sonë , ndërsa ndihmës të tij do të jenë Rui Tavares dhe Paulo Soares. Gjyqtar i katër do të jetë Joao Pinheiro.

Kosova është në kërkim të fitores së parë në Grupin I në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU