Elena ishte gruaja më e ditur në Evropë

Elena ishte gruaja më e ditur në Evropë

Gruaja e parë në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në Filozofi është shqiptarja Elena Lucrezia Peshkopia.

Gjatë shekullit kur ajo jetoi ishte gruaja më e ditur në Evropë, për vlerat e arritjeve të ejtës së saj dëshmon statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një nga universitetit më të vjetër dhe më të njohurit në Evropë.

Elena Peshkopia lindi në Venecia në vitin 1646, ku përfundoi shkollën e shqiptarëve në “Santa Maria dhe San Gallo”. Shkolla ku ajo mësoi është themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë, më 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të.

Ajo vazhdoi studimet në Filozofi dhe Astronomi, duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin Padovës.  Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës me 25 qershor 1678,  u bë lektore në Matematikë në Universitetin e Padovës, ku qëndroi deri në fund të jetës së saj të shkurtër.

Elena ndërroi jetë nga tuberkulozi, më 26 korrik të vitit 1684, në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeçare. Ajo prehet në kishën e “Shën Lukës”, në Padova të italisë./21Media