Norvegjia i bashkohet Francës në finalen e madhe

116
0
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar ndeshja gjysmëfinale mes Kroacisë dhe Norvegjisë

Skuadra e  Norvegjisë ka fituar në një ndeshje dramatike përballë skuadrës së Kroacisë  me rezultat  28-25.

Pjesa e parë e takimit kishtë përfunduar më rezultat 12-10 në të mirë të norvegjezëvë, kurse koha e rregullt e takimit përfundoi me rezultat të barabartë 22-22 dhe fituesi i takimi u përcaktua në vazhdime, shkruan rtv21.tv

Gjatë gjithë ndeshjes skuadrat zhvilluan lojë të qetë duke mos gabuar në aksione dhe duke u mbrojtur në mënyrë të mirë.

Ishtë ekipi i Norvegjisë i cili më shumë e kërkoi fitoren dhe  në fund e arriti atë në vazhdime  me rezultat 28-25, me 3 pikë epërsi.

Me këtë fitore norvegjezët do të përballën më Francën në finale e cila po ashtu është nikoqire e Kampionatit Botërorë për meshkuj në hendboll.

Finalja mes Francës dhe Norvegjisë zhvillohet ditën e dielë duke filluar nga ora 17:30 dhe transmetohet në RTV21.

Kurse skuadra e Kroacisë do të përballet nesër me ekipin e Sllovenisë për të luftuar për medaljen e bronztë të Kampionatit Botërorë të hendbollit.Ndeshja nis në ora 20:45./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU