Parashikimi i motit

Temperaturat do të shënojnë ngritje

Vorbulli ciklonik që solli: ngrica, vranësira, reshje shiu e vende-vende edhe reshje bore tashmë po largohet nga rajoni ynë, kështu  sot mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat, krahasuar me ditë më parë do të shënojnë ngritje, ato do të lëvizin në mes 4 e 17 gradë Celsius.

Edhe nesër, pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët. Temperaturat edhe më tej do të shënojnë ngritje, ato do të sillën në mes 6 e 19 gradë Celsius.

Largimin i masave ajrore me presion të ulët atmosferik, po i zëvendësojnë rrymat e ngrohëta ajrore nga Mesdheu, kështu në pjesën më të madhe të kësaj jave pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Në orët e mëngjesit në lugina mund të ketë mjegull. Temperaturat do të sillën në mes 6 e 24 gradë Celsius./21Media

Back to top button