KB Peja siguron finalen e “Final Four”

318
0
SHPËRNDAJE

KB Peja, ka shënuar fitore ndaj Bashkimit nga Prizreni me rezultat të ngushtë 74-68

Gjatë takimit të skuadrës prizenase dhe asaj pejane, kjo e fundit u tregua më e fortë duke epërsuar dukshëm, përvec cerekut të fundit ku Bashkimi ishte superior, duke afruar ndeshjen në vetëm katër pikë diferencë.

Çereku i parë i ndeshjes i takoi skuadrës së Pejës që e fitoi me katër pikë epërsi apo pranë rezultatit 21:17.

Edhe çereku i dytë ishte më i mirë për pejanët të cilët arritën të rrisin epërsinë dhe në fund pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me tetë pikë epërsi për Pejën që e mbyllën këtë pjesë me rezultat 39:31.

Ndërsa, çereku i tretë i takimit ishte më i miri për pejanët. Ata ngritën epërsinë e tyre dhe në fund të këtij çereku Peja e shihte veten në epërsi prej 19 pikëve apo me rezultatin 61:42.

Dhjetë minutëshi i fundit ishte çereku më i mirë për Bashkimit, duke rrezikuar shumë fitoren e pejanëve. Në fund të ndeshjes rezultati shënonte 74-68 dhe kështu Peja siguroi finalen e madhe të ‘Final Four’ të Kupës së Kosovës.

Në finale Peja  do të takohet me fituesin e ndeshjes Trepça-Prishtina./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU