Rama: Është trefishuar ndihma ekonomike

69
0
SHPËRNDAJE

“Për vite me radhë, paratë e ndihmës ekonomike u janë hequr të varfërve dhe u janë dhënë atyre që nuk ishin në nevojë”

Kryeministri Edi Rama, gjatë nënshkrimit të Paktit Kombëtar për Mirëqenien Sociale, deklaroi se sot është trefishuar ndihma ekonomike, pasi janë hequr nga skema e saj të pasurit që e merrnin atë.

“Për vite me radhë, paratë e ndihmës ekonomike u janë hequr të varfërve dhe u janë dhënë atyre që nuk ishin në nevojë, por për të cilët kishin nevojë partitë. I gjithë fondi u shpërndahej kryetarëve të komunave për qëllime elektorale dhe mbanin lidhur një zinxhir skllevërish të varfërisë, të cilët kushtëzoheshin për marrjen e ndihmës me fotografimin e votës”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se ndihma ekonomike “nuk është e mjaftueshme, por është 3 herë më e lartë se ajo që ishte./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU