Rama: Këtë vit zhdukim kanabisin

Lufta kundër kanabisit ishte kryefjala e kryeministrit Rama në një takim me drejtuesit e Policisë , ku prezantoi ministri e ri të Brendshëm Fatmir Xhafaj

Shefi i qeverisë së Shqipërisë vlerësoi punën e bërë kundër drogës, ndërsa premtoi se ky vit do të shënojë fundin e këtij fenomeni.

Edhe ministri i ri i brendshëm Xhafaj, e quajti prioritet luftën kundër drogës: Sfidë kryesore do të jetë fshirja e Shqipërisë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabisin.

Xhafaj u ndal dhe tek zgjedhjet, duke garantuar paanshmërinë e policisë në proces, ndërsa shtoi se ka ardhur koha për të bërë vetting edhe për figurën morale të policisë.

“Sulmet politike për ministrin e Brendshëm vijnë nga ata që nuk kërkojnë zbatimin e reformës në drejtësi”, tha ndër të tjera Xhafaj.

Back to top button