Luke Shaw erdhi në Manchester United si një talent i ri, që pritej ta blindonte anën e majtë të mbrojtjes

Luke Shaw erdhi në Manchester United si një talent i ri, që pritej ta blindonte anën e majtë të mbrojtjes

Vetë çmimi i tij prej 30 milionë funtesh si një 18 vjeçar tregon talentin e tij.

Por lëndimet dhe forma e tij jo aq impresionuese pas rikthimit ia kanë humbur atij vendin që dikur e kishte të siguruar tek Manchester United.

Sipas Daily Star Shaw po kërkon që të ristartojë karrierën e tij, dhe këtë ta bëjë larg Old Traffordit, shkruan rtv21.tv.

Stoke City, Newcastle United e Crystal Palace janë duke monitoruar situaten e anglezit nëse ai dëshiron të largohet, pas një sezoni nën Mourinhon ku ai ka pasur shumë pak shanse për lojë./21Media