Shënimi i Frankofonisë në Maqedoni

274
0
SHPËRNDAJE

Maqedonia është anëtare e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë nga viti 2006

Java e kuzhinës dhe filmit francez, koncerte dhe ligjërata të performuesve francezë, si dhe takime frankofone dhe forum rajonal për Gjuhën franceze, janë vetëm pjesë e aktiviteteve për shënimin e 20 marsit – Ditës ndërkombëtare të Frankofonisë, shkruan TV21.TV

Ambasadori i Francës, Kristian Timonie tha se gjuha franceze është diçka që i bashkon dhe afron njerëzit e të gjitha kontinenteve, ndërsa Organizata ndërkombëtare e Frankofonisë është një familje e madhe e llojllojshmërisë së praktikave me qëllim të shkëmbimeve të reja.

“Duam ta shënojmë Frankofoninë në Maqedoni në të gjitha dimensionet e tyre të pasura, sidomos përmes paraleleve dygjuhësore në shkollat e mesme, praktikës profesionale në kompanitë përmes agjencisë universitare për frankofoni dhe në fushën e kulturës, rrënjët e së cilës sidomos në Ballkan janë shumë të thella”, deklaroi Timonie.

Maqedonia është anëtare e Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë nga viti 2006 dhe sot në Maqedoni ka më shumë se 50.000 folës aktivë të gjuhës franceze në sektore të ndryshme shoqërore.

Në prezantimin në Institutin francez në Shkup sot morën pjesë përfaqësues të shumë vendeve-anëtare të Organizatës ndërkombëtare të Frankofonisë, mes të cilëve nga ambasadat e Shqipërisë, Austrisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Zvicrës./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU