Sindikalistët e arsimit kërcënojnë me grevë

242
0
SHPËRNDAJE

Sindikalistët e Arsimit kanë rëndditur arsyet se pse do të mund të  hyjnë në grevë

SBASHK-u nëpërmjet një komunikate për media tregon se greva në këtë sektor është më afër se kurrë.

“SBASHK reagoi me kohë ndaj Projektligjit për pagat ngase ai në versionin aktual ishte degradues për profesionin e mësuesit dhe për arsimin në tërësi. SBASHK-u i bëri me dije edhe Kryeministrit Mustafa dhe Ministrave Yagcilar e Bajrami qëndrimin kundërshtues  ndaj projektligjit dhe pastaj edhe filluan takimet dhe konsultat”, thuhet në reagim.

Më tutje SBASHK njofton se letrën e tyre ua kanë përcjellë edhe krerëve më të lartë të vendit.

”Në këto takime SBASHK-u prezantoi qëndrimin e vet duke e mbështetur në fakte e argumente  dhe ato i ka drejtuar institucioneve më të larta të Kosovës  me qëllim që gabimet e lëshuara në Projektligjin për pagat të përmirësohen  sipas propozimit tonë që e kemi dhënë duke u mbështetur në legjislacionin që është në fuqi dhe veçanërisht në vendimin e Qeverisë nr. 01/33  të datës 29.08. 2008. Letrën e kemi përcjell te Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Isa Mustafa, Zv/Kryeministri Hajredin Kuçi dhe te  Ministrat Bajrami e Yagcilar” bëhet e ditur në komunikatën e SBASHK-ut.

Pa dashjen e SBASHK-ut thuhet më tutje në reagim se  grevë mund të ketë edhe për arsye se marrëveshja në takimin me kryeministrin Mustafa që MASHT, MPMS dhe MF  të ulen me përfaqësuesit e SBASHK –ut e të gjejnë zgjidhje të pranueshme  lidhur me ligjin për statusin e mësimdhënësve të viteve 90 nuk ka dhënë deri tani rezultate sepse ka munguar vullneti i Ministrisë së Financave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU