Sllovenia fiton medaljen e bronztë në Hendboll

361
0
SHPËRNDAJE

Sllovenia ka fituar vendin e tretë në Kampionatin Botëror të Hendbollit, i cili është duke u mbajtur në Francë

Skuadra e hendbollit të Sllovenisë sonte ka arritur të mposhtë skuadrën e Kroacisë me rezultat 31-30.

Gjatë pjesës së parë të dyja ekipet luajtën lojë të mirë, me aksione të shumta duke pasur parasysh që loja po zhvillohej për vendin e tretë të Kampionatit Botëror të Hendbollit, shkruan rtv21.tv

Megjithatë, reprezentacioni i Kroacisë në të shumtën e kohës ishte në epërsi, gjë që bëri që ata të fitojnë pjesën e parë të ndeshjes me rezultat 18-13, pesë gola më shumë se sa sllovenët.

Edhe pjesa e dytë e takimit vazhdoi e tillë, me epërsi të dukshme të skuadrës së Kroacisë, e  cila ishte më aktive dhe më e mirëorganizuar se sa ajo e sllovenëve.

Por, nga fundi i ndeshjes u vërejt një ringjallje e fortë e Sllovenisë, e  cila  arriti ta ngushtoi epërsinë e pastaj edhe të kalojë në avantazh ndaj kroatëve, gjë e cila ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, duke i siguruar Sllovenisë medaljen e bronztë.

Ndryshe, nesër duke filluar nga ora 17:30 do të luhet finalja e Kampionatit Botëror të hendbollit ndërmjet Francës dhe Norvegjisë, e cila do të transmetohet në RTV21./21Media  

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU