Teksti i “Dear Mama” nga Tupac në shitje

395
0
SHPËRNDAJE

Dear Mama është një nga këngët më të famshme të një nga Hip-Hop artistëve më të mirë në histori

Tupac kishte përdorur 3 faqe të një fletoreje për të shkruar tekstin e këngës së tij kushtuar nënës, e tani ky tekst i shkruar nga vetë Tupac është në shitje.

Vargjet e shkruara me dorë do të shiten 25 mijë dollarë për faqe, që do të thotë se 3 faqet janë 75.000 dollarë. Faqet janë në shitje në sajtin MomentsInTime.com, të siguruara nga një koleksionues privat në Poloni, shkruan rtv21.tv.

Teksti është ai që të gjithë e njohim nëse e keni dëgjuar ndonjëherë këngën, përveç disa shtesave që Pac i ka bërë anash, emrat e reperëve që ai mendonte se mund të bashkëpunonte me ta në këtë këngë, dhe një mesazh eksplicit në faqen e fundit./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU