Thaçi takohet me Morgehinin, bisedojnë për vizat

370
0
SHPËRNDAJE

Thaçi: Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherin, në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut  me të cilën siç ka deklaruar ai kanë biseduar rreth zhvillimeve në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

“U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut. Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pret që Kosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.” ka shkruar Thaçi në Facebook.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU