Ambasadori francez vizitoi shkollën fillore "Elena Gjika"

Ambasadori francez vizitoi shkollën fillore “Elena Gjika”

Në kuadër të edicionit të 17-të të “Javëve Frankofone” sot nisi aktiviteti “Turi i ambasadorëve”, ku Ambasadat dhe Përfaqësitë Diplomatike të Francës, Zvicrës, Luksemburgut dhe Belgjikës, do të nderojnë institucionet, arsimtarët dhe nxënësit që mësojnë gjuhën frenge në Prishtinë.

Ky turne filloi me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert i cili zgjodhi shkollën fillore “Elena Gjika” ku takoi arsimtarët dhe nxënësit të cilët tashmë flasin frëngjisht./21Media