Ahmeti, priti në takim drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope

Ahmeti, priti në takim drejtorin e USAID-it në Kosovë, James Hope

Në njoftimin e dërguar thuhet se kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e njoftoi drejtorin Hope për mbarëvajtjen e punëve në Komunën e Prishtinës, sfidat dhe arritjet gjatë këtij mandati.

Në takim u diskutua për projektet e përbashkëta, ku komuna e Prishtinës si një nga komunat e përzgjedhura do të fillojë implementimin e projekteve për qeverisje të mirë në bashkëpunim me USAID, që nga muaji mars.