Ushtria e ”pastruesve” të Shkupit, çdo ditë mbledhin 500 tonë bërllog

327
0
SHPËRNDAJE

Për çdo ditë punëtorët e higjienës komunale të qytetit të Shkupit takohen në bazën e kësaj të fundit nga ku bëhet dhe nisja e mjeteve pastruese

Secili nga “ushtarët” plotëson dokumentin dhe merr veturën që do ta drejtoj tërë ditën.

Gjatë rrugës për në pikën që i’u është caktuar, Rahman Azemi na tregon se kjo punë nuk është e vështirë pasi tashmë është mësuar.

“Sa vite keni që bëni këtë punë?

Kam 23 vite që punojë në higjienën komunale.

Si ka shkuar për ty gjithë puna, a ka qenë e vështirë?

Jo, në fillim kur kam hyrë ka qenë e vështire, por tani eshtë shumë mirë.”
Në pikën e parë ai na tregon edhe metodën se si bëhet zbrazja e kontejnerëve nga mbeturinat.

“Derisa të zbrazet kontejneri, e lejmë në ajër dhe më pas e lëshojmë poshtë. Pasi e mbyllim kapakun atëherë e vendosim prapë në vendin e tij”, tha Rrahman Azemi.

Ajo çka bezdis këta punëtor është hedhja e mbeturinave vend e pa vend nga qytetarët, duke ngatërruar edhe mbeturinat ndërtimore me mbeturinat që hedhin amvisëritë. “Vjen dikush, për shembull e prish banjën, merr blloqet dhe i sjell këtu, por këto kontejner nuk janë për betona dhe materiale tjera ndërtimi”, u shpreh Shaban Osmi.

Nga këtu kjo njësi mbulon rreth 170 pika tjera në qytet duke filluar nga rruga ‘’Filipi I Dytë’; deri tek spitali I përgjithshëm.

Gjatë gjithë ditës punëtorët grumbullojnë rreth 500 tonelata mbeturina të cilat më pas dërgohen në deponinë e Drisllës!, raporton TV21./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU