Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka raportuar për një vdekje të dyshimtë në jug të Mitrovicës.
Sipas Policisë, më datë 21.07.2021 në QKUK në Prishtinë ka vdekur viktima femër kosovare, e cila më datën 19.07.2021 kishte pësuar lëndime të rënda.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media