Weber: Vullneti i qytetarëve është i qartë

Weber: Vullneti i qytetarëve është i qartë

Kryetari i Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pas takimit ai për media tha se është e rëndësishme që t’i japin shtetit një perspektivë të pastër evropiane.

Ai tha se në Kosovë ka një lloj zhgënjimi sa i përket liberalizimit të vizave, por tha se si parti janë të përkushtuar t’i japin Kosovën një perspektivë të qartë evropiane.

“Më e rëndësishmja për Partinë Popullore Evropiane që t’i japim këtij shtetit një perspektivë të pastër evropiane, siç e dini ka një lloj zhgënjimi, veçanërisht rreth liberalizmit të vizave. Mirëpo, për ne si parti, për partinë më të madhe ne Evropë, duam t’ju sigurojmë përsëri se jemi të përkushtuar  që t’i japim Kosovës një perspektivë të qartë evropiane dhe kjo është ajo se çfarë mendojmë si parti për Kosovën”, tha ai.

I pyetur për situatën politike në vend, koalicionin mes VV-së dhe LDK-së, Weber tha se këto janë çështje politike mes dy partive, por që potencoi se vullneti i qytetarëve është i qartë i shprehur në zgjedhje.

“Për mysafirët apo të huajt nuk është e mirë të intervenojmë në partitë vendase dhe është çështje e tyre të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të ardhmen, vullneti i qytetarëve është i qartë kështu  zgjedhjet, formimi i parlamentit është i qartë, qytetarët e shprehën vullnetin e tyre për të ardhmen  dhe tani politika ka një përgjegjësi të madhe të garantojë stabilitet për vendin dhe në tërë rajonin nevojitet stabilitet si gjëja më e rëndësishme që t’u japin popullit perspektivë. Mesazhi për këtu në Kosovë, por edhe në rajon është shumë krucial për gjeneratat e reja që t’u japin perspektivë, sepse njerëzit po e braktisin vendin, t’u japin popullit perspektivë të vërtetë në rajon dhe është detyrë e madhe në nivel evropian për të rimarrë nisma të reja që t’ju tregojmë gjeneratave të reja të qëndrojnë, të punojnë për vendin tuaj, sepse ju keni perspektivë”, tha ai.