Me “Four Sesons” Dafina Zeqiri po korrë suksese të shumta

Me “Four Sesons” Dafina Zeqiri po korrë suksese të shumta

Projekti muzikor “Four Sesons”, i këngëtares së njohur, Dafina Zeqirit, ka arritur të marrë pëlqime edhe në tregun e botëror, madje të bëhet pjesë e disa prej top listave të njohura.

Përveç klasifikimit të projektit të saj të funditi si e 25-ta në top listën këngëve më të nxehta të javës nga kompania më e madhe botërore e menaxhimit të videove në YouTube, “Vevo”, Duffy’e  ka arritur edhe një sukses, shkruan rtv21.tv

Kësaj radhe, Dafina është promovuar nga webfaqja e njohur ndërkombëtare, WorldStarHipHop.com, e cia promovon këngët e yjeve të hip hopit ndërkombëtar.

Ndryshe, javë më parë Duffy’e publikoi projektin “Four Sesons”, ku befasi e videoklipit ishte paraqitja e reperit me famë botërore, French Montana, i cili shihet në disa pjesë me Dafinën./21Media