Bremeni ka menduar një çmim për Rashicën

Bremeni ka menduar një çmim për Rashicën

“Raketa e Werderit” kështu quhet në Gjermani ylli shqiptar, Milot Rashica. Sipas medieve nga ky vend, Rashica pas çdo ndeshje po e rrit çmimin e tij.

Në fitoren 3-2 në Wolfsburg, Milot Rashica (23) shpërtheu me dy gola, për ta thyer ekipin te fitorja pas 87 ditëve.

Në fund të shtatorit, Rashica u kthye pas një dëmtimi në kofshë. Bilanci: shtatë gola në nëntë ndeshjet e kaluara.

Werder Bremen ka menduar një çmim për talentin, duke kërkuar diku mes 40 deri 50 milionë euro.