Werner rikthehet me stil te RB Leipzig, shënon gol nga 30 metra larg portës

Sulmuesi gjerman, Timo Werner, gjatë kësaj vere i dha fund aventurës së tij te skuadra e Chelseat, duke u rikthyer te skuadra e tij e mëparshme, RB Leipzig.
Ndërkaq, Werner sot bëri debutimin e tij te Leipzigu, ku këtë debutim e bëri me stil, përcjell KosovaPress.
Ylli gjerman arriti që të shënoj gol në rikthimin e tij te skuadra gjermane, duke e zhbllokuar rezultatin në ndeshjen kundër Koln.
Werner shënoi një super gol nga afro 30 metra largësi nga porta, kështu duke e hapur llogarinë e golave te Leipzigu në sezonin e ri të Bundesligas.

Back to top button