Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev

Ai do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev

Ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, i cili nesër vjen në Shkup do të përcjell mbështetje nga SHBA-ja për aspiratat Euro-Atlantike të Maqedonisë, për negociatat të cilat vendi i zhvillon me Greqinë për kontestin për emrin, por edhe aperl deri te Qeveria e Maqedonisë për zbatimin e reformave për përforcim të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe lirisë së mediave.

Mitchell në Shkup, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Për kontestin me emrin pritet të bisedohet edhe në takimet që ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan më 15 mars në Athinë do t’i ketë me përfaqësuesit e Qeverisë së Greqisë.

Sipas paralajmërimit nga Stejt departamenti, Mitchell me autoritetet greke do të bisedojë edhe për thellimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Greqisë, përforcim të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve. Mitchell prej sot e fillon turneun e tij në vendet e Ballkanit, e cila do të zgjasë deri më 17 mars.

Ai sot mbërrin në Prishtinë, nesër në Shkup, ndërsa pastaj do t’i vizitojë Beogradin, Athinën dhe Nikozinë./21Media